Një burrë dhe një grua (bashkëshortë) janë rrahur ndërmjet vete më në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, raporton Policia e Kosovës.
Përmes një komunikate për media Policia konfirmon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 dje në Prishtinë, transmeton Koha.net. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se, dy të dyshuar një mashkull dhe një femër K-Shqiptare (bashkëshortë) pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes veti. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thotë PK.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
U rrahën mes vete, burrë e grua shoqërohen në stacionin policor
-
Rrihen burrë e grua në Prishtinë
-
Përleshen një grua dhe një burrë në Prishtinë, të dy pësojnë lëndime trupore
-
Gruaja në Prishtinë raporton se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri
-
Prishtinë, gruaja raporton se u rrah nga bashkëshorti dhe nëna