Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrah të birin 17-vjeçar, arrestohet

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 58-vjeçar nga fshati Moravë në Shqipëri.

Medi M. ishte person problematik në familjen e tij duke ushtruar dhunë fizike të vazhdueshme.

Vetëm një ditë më parë ai u vu në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta në këmbë të birin, vetëm 17 vjeç.

Ndaj 58-vjeçarit rëndon akuza e dhunës në familje dhe marerialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.