Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrah punëtorët e KEDS-it që kishin shkuar ta shkyçin nga rrjeti

Në fshatin Qifllak të Rahovecit dje në orën 15:25, ka ndodhur një rast “lëndimi i lehtë trupor”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy punonjës të KEDS-it të cilët ishin duke bërë shkyçje nga rrjeti, për shkak të mos pagesës së rrymës elektrike”, thuhet në raportin e Policisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dyshuari, gjithashtu me një mjet të fortë, i ka dëmtuar veturën zyrtarëve të KEDS-it.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.