Është arrestuar një burrë i komunitet serb në Istog, pasi më 7 korrik ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, duke iu shkaktuar lëndime trupore, bën të ditur Policia e Kosovës.
Policia thotë se i dyshuari është arrestuar dje, ndërsa sulmin e kishte kryer nën ndikimin e alkoolit, transmeton Koha.net.
PK më tutje shton se i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm