Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrah gruan dhe nënën e tij, arrestohet

Një serb në Kllokot, është arrestuar pasi siç thuhet në raportin e sotëm të policisë, ka rrahur gruan e tij dhe nënën. Dyshohet se nënën e ka sulmuar dhe e ka përplasur në dysheme.

“Viktima femër K/Serbe ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull K/Serb i cili i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima e lartcekur ka pësuar lëndim trupor pasi që i dyshuari i lartcekur kishte demoluar disa pjata në kuzhinë. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore në shtëpinë e shëndetit. I dyshuari përpos që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, dyshohet se kishte sulmuar edhe nënën e tij duke e përplasur për dyshemeje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Koha.net.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Artikuj të ngjashëm