Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrah gruan, arrestohet një burrë në Fushë Kosovë

Një burrë është dërguar në mbajtje pasi kishte rrahur bashkëshorten e tij.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, transmeton Koha.net.

“Me datën 23.08.2018 viktima, grua e komunitetit ashkali, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima nuk ka dashur të marr tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.