Është arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, pasi siç raporton policia, ai ka rrahur gruan e tij.
Policia njofton se ajo ka pësuar lëndime trupore me ç’rast ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, burri i saj është dërguar në mbajtje.