Zhvillohet seanca gjyqësore për 35 vjeçarin nga Kosova, Ahmet Ajeti, i akuzuar si organizator i atentatit ndaj Lulzim Berishës. Avokati i Ajetit kërkoi gjykim të shkurtuar, por u refuzua nga gjykata.
Ndërkaq Lulzim Berisha u përfaqësua nga avokati i tij, Detar Hysi. Në seancën e radhës do të thirret për t’u pyetur Lulzim Berisha, Adriatik Coli, Sardian Sulejmani dhe Endrit Dokle.
Ahmet Ajeti akuzohet se në vitin 2005 ka bërë një atentat për vrasjen e Lulzim Berishës.
Ajeti është dënuar në mungesë me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe u ekstradua nga Lipjani i Kosovës në Shqipëri 4 muaj më parë. Pas ekstradimit, Ajeti kërkoi rihapjen e çështjes dhe rishqyrtimin e dosjes në prani të tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Lul Berisha përballet në gjykatë me kosovarin Ahmet Ajetin
-
Tentoi të vrasë Lul Berishën, dështon seanca ndaj kosovarit Ajeti
-
Kosova ekstradon në Tiranë Ahmet Ajetin, para 13 vjetësh kishte tentuar vrasjen e Lul Berishës
-
I akuzuari Ajeti mohon akuzën, thotë se kishte shkuar në Tiranë për punë
-
Ahmet Ajeti tregon si i thanë të vriste Lulzim Berishën më 2005...