Kosova e ka ekstraduar në Tiranë Ahmet Ajetin, nga Lipjani, i dënuar me 20 vjet burgim për tentativë vrasje ndaj Lul Berishës.
“Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit të Kosovës, Ahmet Ajeti , 35 vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë”, njofton policia e Shtetit.
Më 30 gusht të 2005 Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë Lul Berishën. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej Berisha, Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën dhe është vetëplagosur.
Ajeti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Armëmbajtje pa leje” .
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
-
Lul Berisha përballet në gjykatë me kosovarin Ahmet Ajetin
-
Refuzohet gjykimi i shkurtuar për kosovarin, atentatorin e Lul Berishës
-
Tentoi të vrasë Lul Berishën, dështon seanca ndaj kosovarit Ajeti
-
I akuzuari Ajeti mohon akuzën, thotë se kishte shkuar në Tiranë për punë
-
Ahmet Ajeti tregon si i thanë të vriste Lulzim Berishën më 2005...