Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve N.S.,M.R.,S.A., D.M., dhe R.B. në rastin e vrasjes së ish-liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviqit.
Sipas njoftimit për media, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 02.03.2021, është vërtetuar dhe kjo çështje penale do të vazhdojë sipas rregullave të procedurës penale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë pandehurit, po akuzohen nga ana e Prokurori Special për një serë veprash vepra penale të ndërlidhura si: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje e rëndë”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
“Kolegji prej tre anëtaresh i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit, gjeti se gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesat e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, si të pabazuara, meqë nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara ligjore, që determinojnë diçka të tillë”, thuhet tutje në njoftim.
Ivanoviq është vrarë në veri të Mitrovicës në mbrëmjen e 15 janarit të vitit 2018.