Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportoi rrejshëm se kishte vendosur mina para Kuvendit dhe Emergjencës, arrestohet

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Një shtetas 40-vjeçar nga Shkupi ka raportuar në polici se ka vendosur mina para Kuvendit të Maqedonisë dhe para një spitali.

Sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje në orën 23:05, D. I. (40) nga Shkupi njoftoi se kishte vendosur një minë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe para godinës së Ndihmës Emergjente. Më vonë është vërtetuar se ai është person me çrregullime të shëndetit mendor, dhe se vendosja e minave ishte informacion i rremë.

D.I. është arrestuar dhe është dërguar në stacionin e policisë në Draçevë për procedurë të mëtutjeshme, përcjell Kosovapress.