Një vajzë është raportuar e zhdukur në fshatin Qallapek të Lipjanit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është lajmëruar nga nëna e saj të martën.
Ajo ka thënë se vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.