Një vajzë është raportuar e zhdukur në Gjilan. Rastin në Polici e ka raportuar nëna e saj e cila ka thënë se vajza të martën e kësaj jave është nisur për të shkuar në shkollë dhe nga ajo kohë nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj.
“Më 13.03.2024 ankuesja femër/kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër/k, ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti thuhet se po hetohet nga njësitet relevante policore.