Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohet për dy persona të zhdukur, një në Prizren e një në Istog

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të personave të zhdukur.

Të martën është raportuar nga një person në Prizren se një burrë ka dal nga shtëpia më 10 shtator dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Ndërkohë në Istog po ashtu një person ka raportuar për largimin nga shtëpia të një burri të martën dhe se nuk e di vendndodhjen e tij.

Policia ka thënë se po i heton rastet.