Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohet i zhdukur një djalë në Deçan

Një djalë është raportuar i zhdukur në Deçan.

Sipas njoftimit nga Policia rastin e ka lajmëruar babai i tij.

Raportohet se viktima ka probleme psikike.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet se ku ndodhet, vlente të theksohet se viktima vuan nga sëmundje psikike. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.