Në Lipjan e Pejë raportohet se dy vajza janë zhdukur.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti në Lipjan ka ndodhur dje rreth orës 23:00, transmeton Koha.net.
“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se përderisa ishte me vajzën e saj viktimën femër K-Shqiptare e moshës së mitur me aftësi të kufizuara është larguar nga ajo dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thotë PK.
Derisa në fshatin Lutogllavë të Pejës më 12 mars nga ora 10:00 është raportuar për zhdukjen e një vajze.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e tij viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thotë PK.