Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohen të zhdukur dy persona në Lipjan e Pejë

Një vajzë dhe një djalë janë raportuar të zhdukur në raportin 24-orësh të Policisë, të martën.

Në Lipjan, babai ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, duke shtuar se nuk dihet për vendndodhjen e tij që nga data 29 maj.

Ndërkaq në Pejë, është raportuar për një vajzë të zhdukur. Babai i saj ka njoftuar se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet se ku mund të ketë shkuar. Rasti sipas Policisë është raportuar më 30 maj.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për të zhdukurit, përfshirë moshën.