Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Qëllohet për vdekje në Gjermani i riu nga Kosova

Foto: Pfluger-Scherb

Një 21-vjeçar me origjinë kosovare, banues në Kassel, Gjermani është qëlluar për vdekje në Kassel-Niederzwehren.

Lidhur me këtë vrasje është arrestuar një person si i dyshuar kryesor.

Zëdhënësi i policisë, Torsten Werner dhe zëdhënësi i prokurorisë Andreas Thöne, njoftojnë se një burrë 26-vjeçar nga Kassel është nën dyshimin për vrasjen me dashje të 21-vjeçarit. I dyshuari, i cili fillimisht ishte përpjekur të largohej, ishte denoncuar nga një dëshmitar.

Policët e arrestuan atë në shtëpinë e tij, ndërsa ata arritën të sekuestrojnë edhe armën me të cilën dyshohet se i dyshuari kishte kryer vrasjen.

Ndonëse është shoqëruar në komisarit, i dyshuari, një gjerman i lindur në Kassel, ende nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment lidhur me ngjarjen, shkruan Oranews.

Viktima dhe autori i dyshuar krimit thuhet se e kanë njohur njëri-tjetrin më parë, referuar informacioneve të policisë. Dyshimet e para janë se motiv i ngjarjes mund të jetë bërë një debat i momentit që ka përshkallëzuar në përdorimin e armës, ku i riu ndërroi jetë në vendngjarje.

Sipas informacionit të HNA-së, autori dyshohet se e ka qëlluar viktimën të paktën pesë herë.

Artikuj të ngjashëm