Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pushuesi nga Kosova zgjedh banesën më të lirë në Durrës, qiradhënësit rrihen mes vete

Dy banorë të zonës së plazhit në Durrës janë përplasur fizikisht me njëri- tjetrin. Njëri prej burrave ka qëlluar me grusht në fytyrë tjetrin, ndërsa shkak është bërë konkurrenca midis tyre për të marrë një pushues në një banesë me qira.

Njëri prej banorëve ka ofruar 8 euro qira në natë, ndërsa tjetri i kishte thënë 10 euro në natë, duke bërë që pushuesi kosovar të shkojë tek banesa me e lirë, raporton Durreslajm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy banorët kanë qëlluar njëri- tjetrin dhe menjëherë ka ndërhyrë policia e rendit e cila ishte në plazhin e Durrësit, duke bërë shoqërimin e tyre për në komisariatin e Durrësit.

Mungesa e pushuesve në plazh ka bërë që çmimet të ulen në minimum përsa i përket akomodimit të pushuesve që preferojnë banesat e jo hotelet e shtrenjta.

Midis banorëve të plazhit ka një konkurrencë të ashpër për të strehuar pushuesit nga Kosova, të cilët këtë vit janë të paktë në numër, duke bërë që çmimet e banesave të bien në minimum gjatë këtij sezoni veror.