Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Punëtori nga Kosova vdes në vendin e tij të punës në Gjermani

Dita e djeshme rezultoi të jetë e kobshme për një person rreth moshës 40 vjeçare nga Suhareka.

Kosovari nga Suhareka i cili po zhvillonte veprimtarinë në Gjermani, ka vdekur pasi që ishte aksidentuar nga një ekskavator gjatë orarit të tij të punës, mëson Ndertimi.info.

Personi me inicialet B.K. i cili ishte me qëndrim jo shumë të gjatë në Gjermani, vdiq në vendin e tij të punës.

Detaje të tjera ende nuk janë bërë të ditur.