Policia e Kosovës e ka arrestuar e më pas e ka liruar një person në Obiliq, nën dyshimin se ka publikuar jashtëligjshëm fotografitë e një gruaje në rrjetet sociale.
Autoritetet njoftuan të hënën se rasti ka ndodhur gjatë së dielës, ndërsa rasti është iniciuar si “ngacmim”.
“Ankuesja kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte publikuar disa foto të viktimës në rrjete sociale. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpërndau foto të një vajze në Facebook, arrestohet
-
Arrestohet një person në Viti, dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje
-
Ngacmoi nëpërmjet rrjeteve sociale një grua, arrestohet burri në Prishtinë
-
Arrestohet burri që shantazhoi një grua me publikim të fotografive intime
-
Kërcënoi një grua nëpërmjet rrjeteve sociale, arrestohet i dyshuari