Prokuroria Themelore në Gjilan ka sqaruar rastin e vrasjes të së dielës në Gjilan.
Sipas njoftimit nga prokuroria, vrasjen e ka kryer i mituri A.N. (2002). Këtë vrasje, sipas njoftimit, ai e kreu duke shtënë dy herë me pushkë gjuetie në drejtim të viktimës A.N. (1994), pas një mosmarrëveshje që pati viktima me të dyshuarin tjetër B.N. (1971).
Prokuroria ka thënë se hetuesit policorë menjëherë kanë intervistuar dëshmitarët prezentë në rastin e kryerjes së vrasjes.
Dy të dyshuarit janë arrestuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, teksa B.N. është arrestuar edhe për Mbajtje në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Për të dyshuarit është lëshuar aktvendim mbi ndalim, për të dyshuarin B.N – në kohëzgjatje prej 48 orë, ndërsa për të dyshuarin - i mitur A.N, në kohëzgjatje prej 24 orëve.
Edhe
Arrestohet një i mitur për tentim vrasje në Gjilan
Prokuroria ka njoftuar se viktima e rastit është i afërm i të dyshuarve – kushëri i tyre, “ku motivet e vrasjes kanë qenë pikërisht motive të ulëta dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë pasur mosmarrëveshje edhe më herët – viktima dhe të dyshuarit”.
“Pranë Prokurorisë Themelore në Gjilan, me datë 20.08.2018, nga Policia NJHR Gjilan, është ushtruar kallëzim penal ndaj të dyshuarve të lartshënuar, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan, ka nxjerrë aktvendim mbi fillimin e hetimeve, si dhe ka ushtruar kërkesë (propozim) për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartë cekura penale, të cilat iu janë dorëzuar Gjykatës kompetente në Gjilan, e cila pritet që të vendosë për këtë çështje brenda afatit ligjor”, thuhet në fund të njoftimit.