Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dhjetë personave.
Në njoftimin e saj thuhet se nëntë prej tyre janë të akuzuar për bixhoz e njëri për armëmbajtje pa leje.
“Prishtinë, 9 gusht 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë (10) personave, ku nëntë (9) prej tyre A.N, M.B, SH.K, E.D, R.D, F.M, B.G, R.M dhe M. B janë akuzuar për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par. 2 lidhur me nenin 31 i KPRK-së, ndërsa kundër një (1) të akuzuari është paraqitur aktakuzë në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par.1 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
-
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 19 personave për disa vepra penale
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 16 personave për krim të organizuar
-
Aktakuzë ndaj 13 personave për armë
-
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Suharekë
-
Paraburgim për 19 të dyshuar në Mitrovicë për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm