Pesë të akuzuarit për terrorizëm, të cilët u arrestuan dy vjet më parë te Liqeni i Badovcit nuk do të ndiqen penalisht për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë rikualifikimin e veprave penale, duke i ndryshuar kështu një pjesë të përmbajtjes dhe të elementeve të aktakuzës, shkruan Koha Ditore.
Tani, Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj dhe Enis Latifi akuzohen për veprën penale: përgatitje e veprave të terrorizimit, kurse Fehmi Musa akuzohet për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave.
Të pestit u arrestuan më 10 korrik të vitit 2015 nën dyshimin se janë përkrahës të Organizatës Terroriste ISIS. Prokuroria beson se pas një marrëveshjeje paraprake, të akuzuarit kanë shkuar te Liqeni i Badovcit për të xhiruar një videoincizim, në të cilin do të betoheshin për shtrirjen e Shtetit Islamik në Kosovë nën urdhrat e liderit të asaj organizate Ebu Bekr Al – Baghdadi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Apeli ua vërteton dënimet të akuzuarve për terrorizëm në rastin “Badovci”
-
31 vjet më pak burg për pesë të akuzuarit në rastin “Badovci”
-
Përmbledhje e KTV–së për gjykimin e të akuzuarve në “rastin Badoci”
-
Trefish më të ulëta dënimet 5 të pandehurve në rigjykimin e “rastit Badoci”
-
Të akuzuarit në rastin “Badovci” kërkojnë të lirohen nga akuzat për terrorizëm