Tetëmbëdhjetë vjet burgim do t`i vuajnë pesë të akuzuarit për terrorizëm, të cilët u arrestuan dy vjet më parë te Liqeni i Badovcit. Gjykata Themelore e Prishtinës këtë të mërkurë ka përfunduar rigjykimin kundër tyre, duke i shpallur të pestit fajtorë, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo, ndryshe prej herës së parë, Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Enis Latifi dhe Fehmi Musa do t`i vuajnë 31 vjet burgim më pak.
Uljen e dënimit gjykata e ka arsyetuar me ricilësimin e veprës penale. Derisa Prokuroria i ka akuzuar për veprën penale: përgatitje e veprave terroriste, gjykata i ka gjetur fajtorë për shtytje në kryerjen e veprave të terrorizmit në tentativë.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Përmbledhje e KTV–së për gjykimin e të akuzuarve në “rastin Badoci”
-
Apeli ua vërteton dënimet të akuzuarve për terrorizëm në rastin “Badovci”
-
Gjykata e Apelit ua vërteton dënimet të akuzuarve për shtytje për kryerjen e veprave terroriste
-
Trefish më të ulëta dënimet 5 të pandehurve në rigjykimin e “rastit Badoci”
-
Prokuroria rikualifikon veprat penale të të akuzuarve në rastin “Badovci”