Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar lidhur me rastin “Thesari”. Përmes një njoftimi është bërë e ditur se janë ngrirë 34 llogari bankare, të bizneseve në të cilat janë transferuar të hollat nga i pandehuri K.Sh, pronar i (LDA Group Sh.p,k).
Deri më tani, sipas Prokurorisë, janë intervistuar bartës të llogarive në të cilat janë transferuar të hollat, është bërë intervistimi i dëshmitarëve, analizimi i dokumentacionit, hetimi financiar dhe identifikimi i pronave, derisa siç dihet dy persona janë në paraburgim.
“Vlen të theksohet se deri më tani shuma e përgjithshme e ngrirë është rreth 600,000 euro, janë sekuestruar 4 automjete vlera e përafërt e të cilave është 100,000 euro. Në proces të realizmit të kthimit të të hollave të cilat janë tërhequr nga bankat komerciale në emër të realizmit të mbitërheqjeve, kredive etj, e të cilat kanë gjeneruar nga transferi i paligjshëm i realizuar nga ana e të pandehurve nga Thesari i Shtetit”, thuhet tutje në njoftim.
Prokuroria Speciale tutje ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, kanë bërë dy kërkesa adresuar autoriteteve të Republikës së Turqisë, lidhur me transferin prej 440.000 euro, të realizuara nga llogaria e LDA Group Sh.p,k, në pronësi të të pandehurit K.Sh, në llogarinë e një biznesi me seli në Republikën e Turqisë.
-
Dyshohet për mbi 1.2 milionë euro dëm në Byronë Kosovare të Sigurimeve, 69 persona nën hetim
-
33 persona në paraburgim në rastin “Qielli i thyer”, sekuestrime e ngrirje të pasurisë në vlerë rreth 80 milionë euro
-
32 persona nën aktakuzë për 300 mijë euro dëm ndaj institucioneve financiare
-
Aktakuzë ndaj katër shtetasve të huaj për shpëlarje parash dhe keqpërdorim të kartelave bankare
-
Aktakuzë për shpëlarje parash ndaj një personi, Prokuroria kërkon shuarjen e biznesit të tij