Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj edukatores B.G., në çerdhen në Lipjan, ku dyshohet se u ushtrua dhunë ndaj një fëmije njëvjeçar.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka thënë se ndaj të dyshuarës është nxjerrë urdhër për ndalim për 48 orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë e dyshuara për shkak të veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ sipas nenit 185 të KPRK-së. Aktualisht prokurori i shtetit është duke e trajtuar, si dhe duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ajo.
Rasti është raportuar nga e ëma e fëmijës, Edona Avdyli-Vuniqi, të martën. Ajo ka thënë se ka vërejtur shenja dhune në fytyrën e vajzës.
“Pasi e kemi marrë vajzën, vëllai im e ka vërejtur që e ka një shenjë te pjesa e faqes si gjak, por mësuesja tha se është me ngjyrë e pastaj i besova, nuk e shikova në fillim fare. Por, pasi u largova e pashë që e ka edhe një mavijosje dhe është me gjak. Kam shkuar menjëherë te mësuesja”, ka thënë nëna e vajzës 1-vjeçare.
Avdyli-Vuniqi thotë se edukatorja nuk e ka pranuar se ka ushtruar dhunë, por pamjet e kamerave e kanë dëshmuar të kundërtën.
Pas këtij rasti nuk ka pasur reagim e as përgjigje nga Ministria e Arsimit e as nga Komuna e Lipjanit.