Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës. Pretenca është përgatitur nga prokurorët Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Vetë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk ka qenë e pranishme në seancë, por është përfaqësuar nga tre prokurorët e tjerë. Krahas Shullazit, më konkretisht për Gilmando Danin prokuroria ka kërkuar 15 vite burg, për Blerim Shullazin 10 vite burg, Endrit Qyqja 11 vite burg si dhe 11 vite burg për Endrit Zelën. Pretenca e Prokurorisë është dhënë në mungesë, pasi asnjë prej anëtarëve të bandës nuk kanë qenë të pranishëm në seancën gjyqësore. Seanca e sotme te Krimet e Rënda është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit.
Pretenca e Prokurorisë për bandën e Shullazit:
Emiljano Shullazi - 17 vite burg
Gilmando Dani - 15 vite burg
Blerim Shullazi - 10 vite burg
Endrit Qyqja - 11 vite burg
Edhe
Kryeprokurorja e Speciales kërkon 180 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së
Endrit Zela - 11 vite burg
Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=O-GqLQP_CLY