Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prokuroria e Gjakovës gjatë tetorit ka ngritur 7 aktakuza për dhunë në familje

Gjakovë, 2 nëntor - Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë muajit tetor të këtij viti janë pranuar shtatë raste të cilësuar si dhunë në familje, përkatësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së.

Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi për katër të pandehur dhe një arrest shtëpiak, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

Gjithashtu, gjatë muajit tetor 2018, janë ngritur shtatë aktakuza për rastet e dhunës në familje, nga neni 188/3 të KPK-së.