Një person është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Prizren, nën dyshimin se i njëjti i ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e tij.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëri nga të lënduarit ishte pa vetëdije për shkak të goditjes me mjete të forta.
Viktimat raportohet se kanë pranuar trajtim mjekësor, teksa nga i dyshuari është konfiskuar një armë.
“Prizren, 12.02.2022 – 21:43. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta dy vëllezërit e tij kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ishte pa vetëdije për shkak të goditjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
-
Plagoset një person në Prizren
-
Arrestohet një person, e bëri për spital një tjetër
-
11 të përfshirë në rastin ku u plagos me armë një person në Prizren
-
Prizrenasi sulmon fizikisht vëllain për shkak të një kontesti pronësor
-
Arrestohet një person në Prizren, u raportua se po shkonte i armatosur për të sulmuar djemtë e tij