Një 70-vjeçar ka vdekur të hënën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që rezultoi me fatalitet në kilometrin e parë të rrugës Lubinjë e Epërme - Reqan, në rajonin e Prizrenit.
Viktima ishte pasagjer në veturën që për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash në lumë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i ka thënë KOHËS se trupi i pajetë i viktimës u është kthyer familjarëve.
“Nga ky vetaksident, i lënduar ka mbetur drejtuesi i veturës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile”, ka thënë ai.