Një person në Lubizhdë të Prizrenit ka vdekur në një vetaksident i cili ka ndodhur të dielën.
Sipas njoftimit viktima dyshohet se duke vozitur veturën në mënyrë të pa kontrolluar ka dalë jashtë rruge duke u rrokullisur ka goditur një mur. Si pasojë e aksidentit pasagjeri ka vdekur nga lëndimet e marra.
Po ashtu edhe ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.