Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prishtinë, dyshohet se një grua u dhunua nga dy persona

ngacmim, dhunim, policia e kosoves, hetimet, u dhunua, vajza, gruaja

Foto: Ilustrim

Dy persona dyshohet se kanë dhunuar një grua në Prishtinë, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Rasti, sipas viktimës, ka ndodhur të premten (13 janar) rreth orës 22:30, derisa Policia tha se është duke kryer hetime. Ende nuk është arrestuar asnjë person.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “dhunim”.