Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prishtinë, arrestohet një i dyshuar për dhunim në tentativë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nën dyshimin për dhunim në tentativë.

Viktima kishte rezistuar dhe kishte arritur të shmanget nga i dyshuari, ka njoftuar Policia, duke treguar se rasti ka ndodhur të premten mbrëma.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 10.03.2023 – 21:30, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për veprën e lartcekur. Viktima kishte rezistuar dhe ka arritur që të shmanget. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.