Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prishtinasi kanoset nga ish-gruaja në rrjetet sociale

Një person ka raportuar në Polici se është kanosur nga ish-gruaja e tij në rrjetet sociale.

Policia ka tentuar të kontaktojë me të dyshuarën, por nuk ka arritur të kontaktohet.

Rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.


Njoftimi i plotë i Policisë:

"Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ishte kanosur nga ish bashkëshortja e tij kosovare. E dyshuara nuk është arritur të kontaktohet. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt".