Burri shqiptarë i një policeje angleze pranë Policisë Metropolitane në Londër është arrestuar dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për konspiracion në trafikun e kokainës.
Top Channel duke iu referuar portalit Essexnewsand investigation raporton se bëhet fjalë për Julian Agalliu, 45 vjeç, i cili ishte mes 750 të arrestuarve në Angli pas një operacioni masiv ndërtuar pas hyrjes në serverat e telefonave të kriptuar.
Agalliu u arrestua në Hadley Wood, afër Enfield, në veri të Londrës. Ai ishte i martuar me oficeren e Policisë Metropolitane
Rasvinder Agalliu, 43, vjeçe me të cilin kanë tre fëmijë. Julian Agalliu akuzohet për trafik kokaine. Në shtëpi iu gjetën 10.000 stërlina cash.
Sipas hetuesve anglezë ai ishte në gjendje të shiste çdo herë nga 3 deri 4 kg kokainë. Si pjesë e këtij grupi kriminal janë arrestuar edhe Daniel McNeil-Duncan dhe një tjetër shqiptar.
-
Britania tenton për të tretën herë të deportojë një shqiptar të dënuar për trafik droge
-
Gjykata në Londër po gjykon 6 shqiptarë që morën peng një tjetër shqiptar dhe kërkuan 400.000 stërlina
-
Shtatë shqiptarë arrestohen në Britani për trafikim me njerëz
-
Arrestohen dy shqiptarë në Londër, u kapën me 80 kilogramë kokainë
-
Arrestohen dy shqiptarë në Londër pasi zihen me 20 kilogramë kokainë