Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pranga 13 personave në Tiranë, në kërkim 12 të tjerë, për evazion fiskal

Tiranë, 17 janar- 13 persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim për 18 miliardë lekë evazion fiskal me skemën e tatimit me vlerë të shtuar.

Hetimet për këtë rast me 25 persona të përfshirë janë kryer nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka nxjerrë edhe urdhër arrestet.

Nga skema ka rezultuar se këta persona në harkun kohor të 3 viteve kanë shkaktuar një dëm prej 18 miliard lekë duke krijuar biznese fiktive në fushën e ndërtimit e më pas duke lëshuar fatura tatimore.

Burime nga akuza e Tiranës i thanë Report Tv se ndër personat e kërkuar janë edhe disa biznesmenë të njohur por hetimet për ta janë ende të hapura dhe konsiderohen si truri i kësaj skeme që ka përfshirë jo vetëm Tiranën.

Ka qenë Drejtoria e Hetimit Tatimore e Tiranës e cila ka konstatuar e para skemën në tre subjekte duke ia referuar materialet më pas Prokurorisë.