Policia e Kosovës ka njoftuar se është sekuestruar një armë sot në fshatin Tërrnavë të Podujevës.
Operacionin Policia e ka ndërmarrë pasi i dyshuari kishte postuar në rrjete sociale një video duke shtënë me AK-47.
Po në këtë lokacion, hetuesit më 4 janar kishin shoqëruar në stacion një person tjetër. Ai kishte postuar një video ku shiheshin fëmijët duke drejtuar veturën.
“Përderisa hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në stacionin e Podujevës janë iniciuar dy raste shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe një mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Malishevë, publikoi video duke shtënë me armë
-
Gruaja në Podujevë publikon fotografi me armë në dorë, arrestohet
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj
-
Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë
-
Arrestohen dy të dyshuar në Prizren, postuan në rrjete sociale video duke shtënë me armë