Në fshatin Baicë, Lipjan, një person kishte postuar një foto në rrjetin social Facebook duke shtënë me armë zjarri të tipit AK-47.
Policia, ka intervistuar një të dyshuar, por ai ka thënë se armën e lartcekur e ka shitur më herët dhe nuk ka njohuri për identitetin dhe adresën e personit që e ka blerë apo që e ka postuar fotografinë.
Policia me urdhër të prokurorit ka bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk e ka gjetur armën e lartcekur, por ka gjetur dhe ka konfiskuar një pushkë M-48 me 23 fishekë.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.