Një sasi e barnave dyshohet se është kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, megjithatë policia ka vepruar menjëherë në kufi duke e ndaluar.
Origjina e barnave dyshohet të jetë nga Turqia.
Barnat janë dërguar në terminal doganor bashkë me automjetin.
“Patrulla policore kufitare, ka ndaluar automjetin me targa vendore në të cilin kishte të ngarkuar një sasi e konsiderueshme e barnave të llojeve të ndryshme. Barnat dyshohet të jenë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut dhe origjina e tyre dyshohet të jetë nga Turqia. Automjeti dhe barnat janë dërguar në terminal doganor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.