Policia e Kosovës njofton se në 24 orët e fundit, 3 presona kanë vdekur nga aksidentet në trafik.
Sipas policisë, shkaktarë kryesorë vlerësohet të kenë qenë pakujdesia e drejtuesve, humbja e kontrollit mbi automjet e përdorimi i alkoolit.
Policia e Kosovës kërkon kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të ligjit në trafik.
“Policia po vazhdon dhe do të vazhdojë të ndërmarrë masa rigoroze ligjore dhe do të jetë zero tolerante ndaj veprimeve të të gjithë atyre drejtuesve që bien ndesh me Ligjin e Trafikut dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, me të vetmin qëllim, parandalimin e aksidenteve fatale”, thuhet në apelin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
55 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, konfiskohen 34 patentë shoferë
-
Policia apelon me SMS për kujdes në trafik
-
55 aksidente për 24 orë në Kosovë, tri prej tyre fatale
-
Masat e policisë me pak efekt në ndaljen e aksidenteve
-
Policia me fushatë për këmbësorët, thërret shoferët për kujdes