Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia sekuestron lëndë narkotike e armë në Pogragjë të Gjilanit

Policia e Kosovës  në rajonin e Gjilanit kanë realizuar një bastisje në fshatin Pogragjë të Gjilanit nën dyshimin për lëndë narkotike.

Sipas njoftimit dërguar mediave, aksioni është realizuar të hënën derisa janë sekuestruar 429.3 gr.  marihuanë, 3.3 gr. fara për kultivim, 0.6 gr. Kokainë, 1450 euro para të gatshme, 30 franga para të gatshme, 1 elektroshok, 3 peshore elektrike, 27 copë municion (fishek) të kalibrit të rendë dhe 2 copë (fishek) të kalibrit A/47.

Në konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit të dyshuarit i është lëshuar vendimi mbi ndalimin  për 48 orë.