Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia publikon videon e arrestimit të dy personave për përfshirje në veprimtari penale

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Mitrovicës-Veri, pas një pune paraprake hetimore,sot ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore-Mitrovicë, e cila ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar: S.H. viti i lindjes 1968, m, k, sh dhe B.H. viti i lindjes 1971 m, k, sh.

“Kontrolli policor është realizuar në dy shtëpi banimi dhe lokale përcjellëse të të dyshuarve me ç’rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm”, thuhet në raportin e PK-së.

Konfiskimet që bëri Policia:

Katër pistoleta,

Një elektroshok,

Edhe Mitrovicasi arrestohet për dhunë në familje, policia sekuestron arsenal armësh në shtëpinë e tij Kronikë Mitrovicasi arrestohet për dhunë në familje, policia sekuestron arsenal armësh në shtëpinë e tij

Dyqind e tetëmbëdhjetë (218) copë fishekë,

Këllëf i lëkurës për mbajtje te pistoletës,

Një anti-plumb ushtarak,

Dy telefona celular etj.

Edhe Gjenden armë, municion e pajisje të tjera në Mitrovicën e Veriut, arrestohet një 56-vjeçare Kronikë Gjenden armë, municion e pajisje të tjera në Mitrovicën e Veriut, arrestohet një 56-vjeçare

“Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari B.H. është ndaluar në mbajtje për 48 orë, kurse i dyshuari S.H. është liruar në procedurë të rregullt”, thotë policia.