Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia: Po punojmë intensivisht për zbardhjen e rastit të zhdukjes së 15 vjeçarit

Policia në Gjakovë është duke mbledhur informata në lidhje me zhdukjen e 15 vjeçarit Pal Hiseni, dje në mesditë.

Zëdhënësja e Policisë në Gjakovë Lirie Podrimaj tha për KP se po punohet intensivisht për zbulimin e këtij rasti dhe se Policia i ka dhënë prioritet që sa më shpejt të ndriçohen rrethanat dhe arsyet e zhdukjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I kemi intervistuar familjarët e të miturit, dëshmitarët dhe të gjithë ata që mund të na ndihmojnë që rasti të zbulohet sa më parë”, tha Podrimaj.

Sipas saj Pal Hiseni është raportuar se është zhdukur dje rreth orës 12:00 në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”.

Për gjetjen e 15 vjeçarit ka kërkuar ndihmë edhe familja e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

Sipas tyre ai ka humbur kontaktin me ta dhe më nuk dinë asgjë për fatin e tij.