Një person nga Lipjani ka raportuar në Policinë e Kosovës se e ka gjetur prindin në tavanin e shtëpisë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dale ekipet mjekësore të martën, që kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti po hetohet nga Policia.
Edhe një person është gjetur pa shenja jete në Lipjan, ku njësitet përkatëse ka dalë në vendngjarje dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.
Trupi është dërguar në IML për obduksion.
Ndërsa, në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një grua në banesën e saj. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi është dërguar për obduksion.
Të tri rastet janë iniciuar si “hetim i vdekjes”.
-
Një person gjendet i vdekur në rrugë në Prishtinë
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Një person gjendet i vdekur në një shtëpi të pabanuar në Lipjan
-
Policia nis hetimet për tri vdekje në Gjilan, Shtime e Leposaviq
-
Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, policia po e heton rastin