Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një gurje me aftësi të kufizuara që ka ndodhur të mërkurën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj. Sipas policisë ajo ka shkuar për kontroll në këtë Qendër dhe është alivanosur në korridor.
Vdekjen e saj thuhet se e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Rr. Bekim Berisha, Skenderaj 27.12.2023-08:18. Viktima femër kosovare (me nevoja të veçanta) pasi ka shkuar për kontroll mjekësor në QKMF-Skenderaj, e njëjta është alivanosur në korridor dhe ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë.
Njësitet policore thuhet se kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin.
“Sipas familjarëve, viktima ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Vdiq një grua në QKUK, policia po e heton rastin
-
Policia po e trajton vdekjen e një gruaje në QKUK si shtytje në vetëvrasje
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK
-
Policia po e heton vdekjen e një gruaje në Suharekë, u dërgua në QKMF pa shenja jete
-
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK