Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia po heton një vdekje të dyshimtë në Shtime

Policia është duke e hetuar vdekjen e një burri i cili ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime e pastaj në emergjencën e Ferizajt, ku thuhet se ishte konfirmuar vdekja e tij.

Trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Mollopolc- Shtime 19.12.2023 – NN. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKMF-Shtime e më pas në emergjencën e Ferizajt, nga ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.