Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia po heton një vdekje të dyshimtë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar rastin e vdekjes së një burri në Prishtinë, i cili të enjten është gjetur pa shenja jete.

Sipas Policisë turpi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prishtinë /21.12.2023 – 05:30. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

LEXO EDHE: