Një i ri ka rënë nga kati shtatë i një ndërtese në Ferizaj, derisa Policia e Kosovës njofton se është duke e hetuar vdekjen si të dyshimtë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zenun Beqa”, dje në orën 11:25.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar në rrethana të panjohura ka rënë nga lartësia. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, përcjell koha.net.
Mediat lokale në Ferizaj kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 20 vjeçar.