Pas grumbullimit të informacioneve dhe përmes rrugëve operative, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në bashkëpunim me Stacionin Policor në Shtërpcë, ka parandaluar mbajtjen e një gare (ndeshje) me qen, e cila ishte paralajmëruar që të mbahej sot në fshatin Firajë të Shtërpcës.
“Policia e Ferizajt, që nga dje dhe sot ka bërë angazhim maksimal për të parandaluar këtë garë (luftë) me qen, e cila si e tillë, dhe sikur në shumicën e vendeve të civilizuara të botës, konsiderohet ilegale ndërsa abuzimi me kafshë, sanksionohet edhe me ligj”, ka thënë Basri Shabani, zv/drejtor i Policisë Rajonale të Ferizajt.
Artikuj të ngjashëm
-
Të enjten protestohet në Ferizaj kundër zhdukjes së qenve
-
Ferizaj ndalon vrasjen, keqtrajtimin dhe garat me kafshë
-
Përleshja me qen zhvendoset në Skenderaj, komuna zotohet për masa ndaj organizatorëve
-
Policia heton dy persona për keqtrajtimin e qenve në Prizren
-
Në Voinovc të Shtimes organizohen gara me qenë deri në përgjakje